Globi

Merkel: Vaksinat do t’u ofrohen gjithë qytetarëve deri më 21 shtator

Shkruar nga Liberale
Merkel: Vaksinat do t’u ofrohen gjithë qytetarëve deri më

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se të gjithë personave që jetojnë në Gjermani do t’u ofrohet vaksina kundër koronavirusit deri më 21 shtator.

Duke folur në një konferencë shtypi pas një takimi virtual me përfaqësuesit e ndërmarrjeve farmaceutike dhe kryeministrat e shteteve gjermane, Merkel tha se vaksina do të duhet të jetë në dispozicion për 73 milionë të rritur.

“Ekziston një strategji kombëtare e vaksinimit, kjo strategji tani do të përfshijë gjithashtu një plan kombëtar të vaksinimit. ”tha Merkel.

Duke folur në të njëjtën konferencë për shtyp, kryebashkiaku i Hamburgut Peter Tschentscher paralajmëroi se situata e vakinimit do të mbetet problematike në tremujorin e parë të vitit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH