Globi

Merkel: Kina të bëjë më shumë transparencë për origjinën e virusit

Shkruar nga Liberale
Merkel: Kina të bëjë më shumë transparencë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, la të kuptohej se Kina nuk ka informuar si duhet botën në lidhje me koronavirusin që ka shkaktuar një pandemi globale.

Në një dalje publike për gazetarët në Berlin, Merkel tha: “Besoj se sa më shumë transparente të jetë qeveria kineze për origjinën e virusit, aq më mirë do të jetë për të gjithë botën, në mënyrë që të mësojë prej tij”.

Merkel i shtohet kështu listës së liderëve botërorë që kanë hedhur dyshime për mënyrën se si e ka trajtuar Kina koronavirusin dhe përhapjen e tij. Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi Kinën se do të vuante pasoja të rënda nëse ka mashtruar lidhur me origjinën e koronavirusit.

Ndërsa Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se tashmë “duket qartë që kanë ndodhur gjëra për të cilat qeveritë e vendeve të tjera nuk janë në dijeni”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH