Aktualitet

Mbytet një 60-vjeçar në Fier, 47-vjeçari në gjendje të rëndë

Shkruar nga Liberale
Mbytet një 60-vjeçar në Fier, 47-vjeçari në gjendje

Një person është mbytur këtë të shtunë në plazhin e “Pishe Poros” në Fier. Ndërsa një tjetër, ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se 47-vjeçari Alizoti ka hyrë në ujë për të shpëtuar 60-vjeçarin Rexhepi, i cili po rrezikonte të mbytej.

Por ky i fundit, nuk ia ka dalë të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nga krahu tjetrër, 47-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Fierit.

Njoftimi i Policisë:

Pishë Poro, Darëzezë

Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten.

Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.

60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH