Aktualitet

Mbyllet gjyqi për Adriatik Lallën, pritet vendimi

Shkruar nga Liberale
Mbyllet gjyqi për Adriatik Lallën, pritet vendimi

Gjykata e Posaçme mbyll gjyqin për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili akuzohet nga SPAK për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. SPAK ka kërkuar dënimin e Llallës me 2 vite burg. Vendimi do të shpallet në orën 13:30.

Dy javë më parë, gjatë leximit të pretencës, përveç burgut, prokuroria i kërkoi Gjykatës së Posaçme dënim plotësues për Llallën, përjashtimin e tij nga funksionet publike për 5 vite. Kjo kërkesë finale e prokurorisë, vjen pasi ish-kryeprokurori hoqi dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe procesi rifilloi nga zero me procedurë të zakonshme. Por, edhe pas pyetjes së dëshmitarëve në proces, prokuroria kërkoi të njëjtën masë dënimi për Llallën. Ndryshimi i vetëm është fakti se në rast fajësie, ish-kryeprokurori nuk përfiton ulje dënimi.

Ish-kryeprokurori u hetua dhe gjykua në gjendje të lirë dhe ndonëse rrezikon dënim me burg, ai nuk shkon në qeli para se një vendim i tillë të jepet nga një Gjykatë Apeli.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH