Aktualitet

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, zbardhet porosia e Gramoz Ruçit

Shkruar nga Liberale
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, zbardhet porosia e Gramoz Ruçit

Sot është mbledhur Konferenca e Kryetarëve, e cila miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 9-27 nëntor 2020.

Nën drejtimin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 16,19 dhe 26 nëntor.

Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tërhoqi vëmendjen për zbatimin më rigoroz të protokolleve të mbrojtjes nga pandemia Covid-19 në veprimtaritë parlamentare.

Ndërkohë ditën e nesërme Parlamenti do të diskutoj në parim për projektbuxhetin e vitit 2021.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH