Mal i Zi

Mbërrin në Podgoricë avioni me udhëtarë të kthyer nga Izraeli, mes tyre shqiptarë nga Kosova

Shkruar nga Liberale
Mbërrin në Podgoricë avioni me udhëtarë të kthyer

Një avion i kompanisë ajrore Air Montenegro me dhjetëra pasagjerë në bord, përfshirë dhe qytetarë nga Kosova, ka mbërritur në Podgoricë pas fluturimit nga Izraeli  mëngjesin e kësaj të marte.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi njoftoi se: “101 pasagjerë mbërritën në Podgoricë nga Izraeli, nga vende si Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia, Serbia dhe Suedia”.

Më 9 shtator, avioni embraer 195 i kishte dërguar në Izrael 116 turistë izraelitë që po qëndronin në Mal të Zi. Fluturimi i evakuimit për në Podgoricë u krye në orën 03:17 të mëngjesit të sotëm.

Theksojmë se Izraeli shpalli gjendje lufte pasi u sulmua nga militantët palestinezë të Hamasit mëngjesin e 7 tetorit. Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite filloi të bombardonte Rripin e Gazës. Më shumë se 1.600 njerëz u vranë nga të dy palët, si dhe u plagosën mijëra të tjerë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH