Aktualitet

Mashtroi një grua dhe i mori 270 mijë euro, arrestohet 51-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Mashtroi një grua dhe i mori 270 mijë euro, arrestohet

Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim prej kohësh është arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit A. A., 51 vjeç.

Ky shtetas në vitin 2017, me anë të mashtrimit, i ka përvetësuar shumën 270.000 euro, për të cilat nuk i ka lëshuar as faturë tatimore, shtetases S. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH