Një 25 vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Përrenjas, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
I riu ishte kalimtar i rastit kur një automjet ka dalë nga rruga dhe e ka përplasur, duke i shkaktuar vdekjen pranë Shkollës së Mesme në Përrenjas.
Njoftimi i Policisë:
Në aksin rrugor Prrënjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, banues në Prrënjes, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M.K., 25 vjeç, banues në Prrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas venies në ndjekje nga Policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.