Kronikë

Kapshticë/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi, plagoset pasagjeri

Shkruar nga Liberale
Kapshticë/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi, plagoset

Një 31- vjeçar ka humbur jetën në aksident, ndërsa një tjetër që ndodhej në makinë me të ka mbetur i plagosur.

Aksidenti, sipas policisë, ndodhi rreth orës 16:50, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë.

Në afërsi të fshatit Kapshticë, shtetasi A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e tij dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë, ndërsa është dëmtuar pasagjeri, shtetasi A. B., i cili sipas uniformave blu, ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH