Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme në fshikëzën e tëmthit.
Gjithçka është kryer në vendlindjen e tij, Portugali, me klubin turk që ka konfirmuar se gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve.
Fenerbahce i ka uruar shërim të shpejtë trajnerit, ndërsa më vonë ka reaguar edhe Mourinho duke thënë se është gati për t’u rikthyer në stërvitje.
“Ndërhyrja ime ishte e lehtë, ishte një operacion i vogël. Do të kthehem në stërvitje sapo kur të kthehem nga pushimet, si gjithmonë. Nuk kam humbur asnjë seancë prej 25 vitesh dhe nuk kam ndërmend ta bëj tani”, ka thënë portugezi.