Sport

Tifozët i futen në fushë, “shuplakë” e dyfishtë për Kukësin, mundet me përmbysje nga Erzeni

Shkruar nga Liberale
Tifozët i futen në fushë, “shuplakë” e

Erzeni ka mposhtur me përmbysje Kukësin në një “finale” mbijetese të luajtur në “Kukës Arena”, me rezultatin 1-2, e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.

Ishin vendasit që kaluan në avantazh në pjesën e parë me anë të Salamit në minutën e 31’, teksa përmbysja e madhe erdhi në pjesën e dytë me Kahrimanoviç dhe Zekën që shënuan në harkun e 4 minutave, gjë që solli më pas dhe kaosin në lojë, në minutën e 64’.

Tifozët verilindorë, të irrituar u futën në fushën e lojës, gjë që solli ndërprerjen e saj për disa minuta, ku u kërkua boshatisja e stadiumit.
Pas marrjes së vendimit të dhënë nga arbitri kryesor dhe delegati i sfidës, skuadrat u rikthyen në fushë për të luajtur minutat e mbetura, me rezultatin që nuk ndryshoi.

Pas humbjes, Kukësi vazhdon në vendin e fundit, teksa rrezikon dhe dënimin pas sjelljes së gabuar të tifozëve.
Nga ana tjetër, Erzeni shpreson te mbijetesa, duke u ngjitur në vendin e tetë me 26 pikë.

KUKËSI 1-2 ERZENI

Salami 31′ / Kahrimanoviç (P) 60′, Zeka 64′

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH