Sport

Teuta thyen Tiranën në kryeqytet, bardheblutë largohen nga “final four”

Shkruar nga Liberale
Teuta thyen Tiranën në kryeqytet, bardheblutë largohen nga

Tirana vijon sezonin kaotik me ulje-ngritje të forta. Bardheblutë bien keq në kryeqytet, pësojnë një humbje 1-2 përballë Teutës. Ekipi i Fagut qëndron jashtë zonës “final four”, vijon të humbas terren me rivalët duke e vendosur në dyshim prezencën e tyre mes katër ekipeve të para. Në “Air Albania”, Teuta shfaqi më shumë dëshirë duke i mposhtur me lojë dhe rezultat.

Ekipi i Edi Martinit kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të fal një super goli të Jazxhi. Bregdetarët e nisën pjesën e dytë me gol, me Dacin që lëvizi bukur në zonë duke dyfishuar shifrat. Tirana u përpoq të rikthehej në lojë, por goli i Bruno Lulaj erdhi vonë, në minutën e 90-të, pa mundur të shmangte këtë humbje.

Me këtë fitore, Teuta i largohet zonës play-out, për momentin ndodhen në vendin e shtatë në kuotën e 34 pikëve. Zhgënjen këtë javë edhe Vllaznia, me shkodrët që ngecin sërish, këtë herë në një barazim 1-1 përballë Erzenit. Në “Loro Boriçi”, ishte i përhershmi Bekim Balaj ai që kaloi Vllazninë në avantazh me një goditje të saktë me kokë në minutën e 29-të.

Miqtë iu kundërpërgjigjën në minutën e 40-të me Blazevic duke barazuar shifrat në 1-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Pas këtij hapi flas, Vllaznia e sheh veten në vendin e dytë, 4 pikë larg Egnatias kryesuese.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH