Sport

Talenti shqiptar merr ftesë nga kombëtarja e Maqedonisë U-21

Shkruar nga Liberale

Talenti shqiptar merr ftesë nga kombëtarja e Maqedonisë U-21

Një talent tjetër me prindër shqiptarë që kanë emigruar në Zvicër po spikat si një talent i ri futbolli në shtetin helvetik. Ai është Ardian Osmani i lindur në vitin 2005. Prindërit e tij janë nga fshati Raven i Gostivarit. 19 vjeçari aktualisht po luan me ekipet e moshave u 21 të skuadrës Grasshopper. Gjithçka filloi në Winterthur, aty ku Ardiani nisi ti bëj hapat e para në futboll, për tu transferuar më pas në klubin ku edhe luan aktualisht në Grasshopper.

Fiziku i tij, zgjuarsia për të bllokuar kundërshtarët, asistet që jep për shokët e skuadrës, e kanë bërë atë të jetë menjëherë në qendër të vemendjes në Zvicër.

Mediat atje kanë thurur mjaft elozhe për talentin Ardian Osmani dhe shumë menaxherë të njohur e kanë pikasur atë si një element mjaft cilësor.

Ardian Osmani është një futbollist i cili së fundmi ka marrë thirrje nga kombëtarja e Maqedonisë e moshave U – 21, pasi paraprakisht luajti tek grupmoshat e U – 19.

Dëshirat e Ardianti janë që në një të ardhme të afërt të luaj për Kombëtaren A.

Pra, pas Blerim Xhemailit, Admir Memedit e Nedim Bajramit, Zvicra po nxjerr në sipërfaqe edhe një super talent të futbollit me prejardhje shqiptare, siç është Ardian Osmani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH