Sport

“Përralla” e mesfushorit 30-vjeçar, rikthim me gol gjashtë muaj pas arrestit kardiak

Shkruar nga Liberale

“Përralla” e mesfushorit 30-vjeçar, rikthim me gol

Mbrëmje magjike për mesfushorin Nabil Bentaleb. Njeriu që kishte vëmendjen kryesore në duelin mes Ren dhe Lilë përjetoi një gëzim të jashtëzakonshëm, përtej çdo parashikimi. 

Algjeriani u rikthye në fushë pas gjashtë muajsh nga arresti kardiak që i rrezikoi karrierën. Ai u fut në lojë në minutën e 76-të dhe vetëm katër minuta më vonë shënoi golin që zhbllokoi sfidën në ‘Roazhon Park’, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Lilës.

Pas golit të Bentaleb, ndeshja u bë më e lehtë për miqtë, të cilët vulosën fitoren me golin e dytë nga Akpom. 

Ndeshja e fundit që 30-vjeçari kishte luajtur ishte ajo e datës 10 qershor 2024, me kombëtaren e Alegjerisë, ndaj Ugandës.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH