Sport

PAMJE nga vendngjarja/ Humb jetën në aksident ish-lojtari i kombëtares

Shkruar nga Liberale

PAMJE nga vendngjarja/ Humb jetën në aksident ish-lojtari i

Ish-futbollisti i kombëtares kroate, Nikola Pokrivac ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik në vendin e tij, ka konfirmuar Federata Kroate e Futbollit.

Mesfushori 39-vjeçar ka luajtur për Dinamo Zagreb, AS Monaco dhe RB Salzburg gjatë karrierës së tij si edhe ka zhvilluar 15 ndeshje ndërkombëtare nga 2008 deri në 2010 me fanellën e Kroacisë. Pokrivac u diagnostikua me limfomën Hodgkin në vitin 2015, gjë që e detyroi atë të tërhiqej nga futbolli profesionist.

PAMJE nga vendngjarja/ Humb jetën në aksident ish-lojtari i

Ai u kthye në futbollin amator në vitin 2021 dhe iu bashkua skuadrës së ligës së ulët NK Vojnic verën e kaluar. Mediat lokale thanë se ai ishte në një automjet me tre shokë të skuadrës nga NK Vojnic kur ata u përfshinë në një përplasje mes katër automjetesh në Karlovac në Kroacinë qendrore të premten në mbrëmje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH