Sport

Pak orë pas shkarkimit të Jose Mourinho, Roma gjen trajnerin e ri

Shkruar nga Liberale
Pak orë pas shkarkimit të Jose Mourinho, Roma gjen trajnerin e ri

Nuk ka vonuar shumë. Pak orë pas shkarkimit të Jose Mourinho për rezultate të dobëta te Roma emëruan trajnerin e ri, i cili është Daniele De Rossi.

Ish-mesfushori i kësaj skuadre firmosi deri në fund të sezonit dhe në bazë të rezultateve do të jetë edhe zgjatja e kontratës.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit kanë vendosur si kusht apo objektiv përfshirjen në zonën Champions. Ata e mbështesin zgjedhjen e tyre tek roli i liderit dhe ambicia që ka patur si lojtar De Rossi për të arritur objektivat.

Daniele De Rossi ka qenë pjesë e Roma si futbollist për 18 sezone ku fitoi 1 herë Kupën dhe 2 herë Superkupën e Italisë. De Rossi ka patur një përvojë disamujore si trajner te SPAL gjatë sezonit 2022-2023 në Serie B.

40-vjeçari do të debutojë të shtunën ndaj Verona.

Daniele De Rossi e gjen skuadrën në vendin e nëntë 5 pikë larg zonës Champions.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH