Sport

Mbyllet kampionati/ Të gjitha REZULTATET: Skëndërbeu lë “thatë” Tiranën dhe Teutën

Shkruar nga Liberale
Mbyllet kampionati/ Të gjitha REZULTATET: Skëndërbeu lë

Superiorja ka mbyllur sot ndeshjet e javës së 36-të, të cilat janë edhe të fundit për këtë sezon në kampionat. Kështu pas 90-të minutave të ditës së sotme zgjidhet edhe “çështja” e vendit të 4-të të “Final – Four”.

Skënderbeu është ekipi i 4-të që mbyll sezonin në top-4 dhe do të provojë të luajë në finalet e “Final – Four”. Korçarët fitojnë 5-1 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, duke mos vënë në diskutim për asnjë moment fitoren. Kështu Tirana mbetet në vendin e 5-të, pavarësisht se badheblutë triumfuan 3-0 ndaj Egnatias.

Edhe Partizani ka triumfuar me “poker” ndaj Erzenit, me “Demat” që janë forca e dytë e Superiores. Ndërkohë Laçi triumfon ndaj Kukësit me shifrat 2-0, por kjo fitore iu vlen kurbinasve vetëm për statistikë.

Teuta fiton në frymën e fundit ndaj Dinamos. Durrsakët shënojnë me Realdfo Filin në minutën e 90+1, por kjo fitore vlen vetëm për statistikë dhe merr fund “ëndrra” “Final – Four”.

TEUTA – DINAMO 1 - 0 (Fili 90+1')

Teuta: Vata, Jazxhi, Peposhi, Beqja, Daci, Kruja, Kotobelli, Lloci, Gjinollari, Arifi, Gjini. Trajner: Edi Martini

Dinamo: Hoxha, Janku, Meksi, Mija, Lorran, Allmuça, Qefalija, Denison, Zabërgja, Kaçorri. Trajner: Dritan Mehmeti.

LAÇI – KUKËSI 2 - 0

(Sabowale 22', Bajramaj 67')

PARTIZANI – ERZENI 4 - 0

(Mba 10', 45', Skuka 21', Mehmeti 43')

VLLAZNIA – SKËNDERBEU 1 – 5

( Halili 11/ Liço 4', Rashica 16', Nikaj 60', Djantou 63', Merlin 76')

EGNATIA – TIRANA  0 - 3

(Patrick 12', 14', Abazaj 47') 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH