Sport

Maldini Kacurri largohet nga Arsenali, rikthehet aty ku nisi karrierën

Shkruar nga Liberale

Maldini Kacurri largohet nga Arsenali, rikthehet aty ku nisi karrierën

Maldini Kacurri është larguar nga Arsenali për t'u huazuar te Bromley.

19-vjeçari do të japë kontributin e tij në ligën e katërt angleze për pjesën e mbetur të sezonit, teksa pritet të aktivizohet rregullisht.

Pikërisht te Bromley, Kacurri nisi gjithçka në futboll. Nga mosha 10 deri në 15 vjeç, mbrojtësi i Kombëtares U-21 ishte pjesë e tyre. Më pas, Kacurri spikati te moshat e Fulham dhe Arsenal.

“Është një vend i njohur për mua dhe jam i lumtur që u riktheva”, u shpreh Kacurri.

19-vjeçari do të mbajë numrin 35 në fanellë. Klubi anglez shkruajti në një nga videot e postuara: “U largua si djalosh dhe rikthehet si burrë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH