Georgina Rodriguez feston sot ditëlindjen dhe urimi i Kristiano Ronaldos nuk mund të mungonte.
Futbollisti portugez ka shpërndarë një foto nga palestra me partneren e tij, bashkëngjitur me disa fjalë zemre.
“Për nënën, partneren, shoqen, gruan time, gëzuar ditëlindjen dashuri. Drita jotë na ndriçon neve dhe dashuria jote na prek”, shkruhet në postimin e Ronaldos.
Modelja e lindur në Argjentinë mbush sot 31 vjeç. Ajo dhe Ronaldon janë prindër të 6 fëmijëve.