Sport

Formacionet zyrtare: Kroacia dhe Italia futen në fushë për gjithçka ose asgjë

Shkruar nga Liberale

Formacionet zyrtare: Kroacia dhe Italia futen në fushë për

Kroacia dhe Italia zhvillojnë sonte (24 qershor) ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në Euro 2024, përkatësisht Grupi B.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin Red Bull Arena (Leipzig).

Italia është favorite për këtë takim, por Kroacia ka shumë lojtarë me përvojë dhe kanë qenë në situata të tilla nëpër Kampionate Evropiane e Botërore.

Të dyja kombëtare duhet të fitojnë me patjetër, por që në situatë më të favorshme është Italia që ka tri pikë dhe një barazim do t’i kryente 99 për qind punë.

Në anën tjetër, Kroacia ka vetëm një pikë dhe vetëm fitorja është opsion për të kaluar në fazën e 16 më të mirave.

Kroacia: Livakovic, Stanisic, Sutalo, Pongracic, Gvardiol, Modric, Brozovic, Kovacic, Sucic, Kramaric, Pasalic.

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori; Darmian, Barella, Jorginho, Pellegrini, DiMarco; Raspadori, Retegui.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH