Sport

Dëmtimi më i lehtë, ja kur pritet Gjimshiti rikthehet në fushë

Shkruar nga Liberale

Dëmtimi më i lehtë, ja kur pritet Gjimshiti rikthehet në

Dëmtimi në kavilje i pësuar nga Berat Gjimshiti në ditën e Pashkëve në sfidën kundër Milanit në “San Siro” doli të ishte më pak i rëndë se sa pritej.

Mbrojtësi shqiptar u dëmtua në tentativën për të penguar një goditje nga Rafael Leao dhe u rikthye në stërvitje mëngjesin e sotëm në Zingonia.

Rikuperimi i tij ka të ngjarë të vijë  për ndeshjen kundër Leçes: nëse ai kthehet në grup deri në seancën stërvitore të pasdites së nesërme, ai mund të jetë mes titullarëve të premten në mbrëmje në Bergamo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH