Sport

Bota e futbollit në zi! Shuhet lojtari 18 vjeçar i Bajern Munich

Shkruar nga Liberale

Bota e futbollit në zi! Shuhet lojtari 18 vjeçar i Bajern

Bajern Munich ka konfirmuar vdekjen e 18-vjeçarit Guo Jiaxuan i cili pësoi një aksident tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në muajin shkurt në Spanjë, ku u godit në kokë.

Klubi ka shprehur ngushëllimet familjes, ndërsa ka theksuar se Jiaxuan përfaqësoi Kinën në nivelin më të mirë të të rinjve.

“FC Bajern është në zi për ndarjen nga jeta të Guo Jiaxuan, ish-lojtarit të skuadrës botërore, i cili ka vdekur në moshën 18-vjeçare në vendlindjen e tij, Kinë. Ai iu nënshtrua pasojave të një dëmtimi të rëndë në kokë pas një aksidenti tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në Spanjë më 6 shkurt.

Mendimet e klubit janë me familjen dhe miqtë e tij. Qendërmbrojtësi ishte pjesë e skuadrës botërore të FC Bajern në 2023, e cila u jep lojtarëve të talentuar nga e gjithë bota mundësinë për t’u shfaqur për futbollin profesionist. Jiaxuan gjithashtu përfaqësoi Kinën në nivelin e të rinjve”, shkruhet në njoftimin e klubit bavarez.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH