Sport

Akuzohet për SULM S*KSUAL, futbollisti i Bundesligës dy netë në qeli

Shkruar nga Liberale

Akuzohet për SULM S*KSUAL, futbollisti i Bundesligës dy netë

Një futbollist i Augsburg në Bundesligë akuzohet për sulm seksual dhe javën e kaluar nga e mërkura deri të premte e kaloi në qeli, bën me dije 'Augsburger Allgemeine'.

Diçka të tillë e ka konfirmuar Prokuroria dhe klubi i Augsburg, ndërsa emri i futbollistit të akuzuar nuk bëhet me dije. Pasi kaloi dy netë në qeli futbollisti u la i lirë dhe hetimet po vijojnë në gjendje të lirë.

"Sipas informacioneve, ndaj lojtarit është lëshuar një urdhër arresti javën e kaluar. Nga e mërkura deri të premten ai ishte në paraburgim. Sipas prokurorisë publike, urdhërarresti i lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Augsburg aktualisht është pezulluar. Megjithatë, hetimet janë në vazhdim. Në deklaratën e saj, prokuroria publike thekson se prezumimi i pafajësisë ende vlen", bën me dije media gjermane.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe klubi i Augsburg.

"FC Augsburg është informuar se zyra e prokurorit publik të Augsburg aktualisht po kryen një hetim kundër një lojtari të FCA.

Lojtari aktualisht nuk po merr pjesë në stërvitje apo pjesë e ndeshjes të FC Augsburg. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që FCA të nënvizojë se prezumimi i pafajësisë vlen për lojtarin. FCA gjithashtu nuk lejohet të zbulojë emrin e lojtarit për arsye ligjore”, njoftoi klubi i Bundesligës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH