Showbiz

Zhaklin Lekatari: BBV nuk është konkurs shkollimi, por mbijetese! Gjesti na përfaqëson si shoqëri

Shkruar nga Liberale

Zhaklin Lekatari: BBV nuk është konkurs shkollimi, por mbijetese!

E ftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm ka qenë Zhaklin Lekatari, për të folur më shumë mbi finalen e madhe të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Si e ka parë ajo këtë mbrëmje?

Çfarë shije të ka dhënë marrëdhënia e Eglit dhe Gjestit?

Një shije e gjeneratës Z, jo ajo klasikja me fejesa e martesa, por e gjenenaratës së re, toksike, e cila lindi nga nevoja që të gjesh një njeri si ishull shpëtimi, që të të mbështesë.

A të është dukur agresive loja në këtë “Big Brother”?

Edhe tek “Big Brother” kur unë kam qenë ka qenë agresiv, edhe vjet ka pasur shumë dhunë. Vjet sikur gratë e kishin më të theksuar. Ka pasur dhunë fizike, dhunë psikologjike, bullizime. Duam apo nuk duam ne, fituesi i BBV na përfaqëson si shoqëri. Nëse gjenerata Z është e dështuar dhe e pashkolluar, faji është i joni, i 40 apo 50 vjeçarëve sot. Ky ka qenë një “Big Brother” i gjeneratës së re. Ky nuk është konkurs shkollimi, është një konkurs mbijetese.

Po një moment i caktuar që të ka bërë përshtypje?

Rrëfimi i Laertit ka qenë shumë i fortë. Të gjitha historitë e jetës kanë qenë të fuqishme këtë vit. Është folur për herë të parë për pedofilinë. Duhet të ishin trajtuar më shumë këto çështje nëpër studio.

Poll
SHQIPENGLISH