Bota

TRAGJEDI/ Shkrumbohet hoteli në Kalkutë, humbin jetën 14 persona

Shkruar nga Liberale

TRAGJEDI/ Shkrumbohet hoteli në Kalkutë, humbin jetën 14 persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Indi, në qytetin e Kalkutës ku një hotel është shkrumbuar dhe për pasojë 14 persona kanë mbetur të vdekur.

Sipas raportimeve zjarri ka shpërthyer të martën në mbrëmje, dhe është shuar pas një përpjekjeje të mundimshme.

Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i qartë, raporton AP.

Zjarret janë të zakonshme në Indi, ku ndërtuesit dhe banorët shpesh shpërfillin ligjet e ndërtimit dhe kodet e sigurisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH