Showbiz

"Unë jam pros*itutë mediatike sipas saj, por..."/ Erjona Rusi i përgjigjet Kostana Moravës: Komentet ofenduese dhe denigruese...

Shkruar nga Liberale

"Unë jam pros*itutë mediatike sipas saj, por..."/ Erjona

Moderatorja Erjona Rusi ka reaguar sot ndaj akuzave të moderatores Kostana Morava, e cila pretendon se intervista e saj për emisionin "S’e Luan Topi" është manipuluar. Rusi e ftuar në programin "Wake Up" theksoi se intervista nuk është tjetërsuar dhe se çdo pjesë është paraqitur në përputhje me atë që Kostana ka rrëfyer, përfshirë një segment mbi ngacmimin seksual.

Ajo shpjegoi se nuk ka marrë asnjë telefonatë nga Kostanën për të shprehur pakënaqësi përpara se të niseshin sulmet personale, duke përfshirë akuzën e "prostitutës mediatike".

“Kostana pretendon se i kemi tjetërsuar intervistën. Gabime kam bërë sa të duash, por jo abuzime. Tjetërsim interviste është ndryshe. Titulli që i është vendosur intervistës së saj, njëra prej tyre ishte për ngacmimin seksual, që i rrëfeu në studio. I vetmi gabim i bërë nga gazetarët është se ishte ish-drejtues. Unë e vlerësova, thashë bravo për kurajon. Ajo e ka cekur më parë… e kishte prekur tri vite më parë dhe unë nuk mund ta lija pa e pyetur.

Te kurthi i titujve biem të gjithë, unë i mbaj mend të gjitha detajet që ka folur ne intervistë. Nuk janë hequr 20 minuta nga intervista, por disa minuta. Çdo intervistë përpunohet sepse ka një kohë televizive. Përtej profesionalizmit dhe akuzave të saj, kur mbaroi intervista pse s’më tha, ‘a mund ta heqim këtë se u bëra pishman’. Kostana kishte disa alternativa para se të kalonte te sulmet. Pse s’më telefonoi mua apo gazetaren dhe të thoshte hiqe.

Unë e kuptoj deri në njëfare pike, njerëzit bëjnë komente ofenduese dhe denigruese dhe duke u përballur me këtë ka thënë ma bëri Erjona. Unë jam prostitute mediatike sipas saj, por jam me të. Me çdo vajzë që ka guximin të thotë, “po, më ka ngacmuar”. Dhe mua më ka ndodhur, ai legeni që ka ngacmuar Kostanën apo mua, po fërkojnë barkun. I kam shkruar vetëm një mesazh që reagimi ishte i turpshëm. Nëse u ndje në vështirësi, mund të bënte kërkesën. Unë do vazhdoj punën me shumë dashuri. Nuk e ke luftën kundër meje, as unë me ty, kurrë!” -u shpreh ndër të tjera Erjona Rusi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH