Showbiz

Reperi i njohur do të vijë me një kamion hamburgerësh në stadium, por përse ky VENDIM?

Shkruar nga Liberale

Reperi i njohur do të vijë me një kamion hamburgerësh

Reperi i famshëm amerikan, Snoop Dogg, ka zbuluar se po planifikon të hapë një kamion hamburgerësh në Celtic Park, stadiumin legjendar të ekipit skocez Celtic FC në Glasgow. 53-vjeçari shprehu dëshirën për të shërbyer vetë tifozëve, duke thënë: “Do të doja shumë të sillja një furgon me hamburgerë në një stadium për t’u treguar tifozëve se ushqimi mund të jetë i mirë. Duhet të jetë Celtic Park, vëlla”.

Snoop, një fans i deklaruar i Celtic, e ka përjashtuar mundësinë që të shesë hamburgerë në stadiumin e rivalëve të Rangers, duke thënë me humor: “A do t’i sjell edhe hamburgerët e mi te Rangers? Jo, mendoj se do ta humbasim këtë”.

Ai ka diskutuar gjithashtu këtë ide me shefin e njohur Gordon Ramsay dhe është frymëzuar nga suksesi i Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney me klubin uellsian Wrexham. Snoop ka shprehur më parë dëshirën për të investuar te Celtic, duke thënë: “Kam parë shumë futboll në Evropë, por kurrë nuk kam parë tifozë si ata të Celtic. Dua të jem pjesë e kësaj. Maskota e tyre është një qen… Snoop Dogg dhe Hoopy the Hound? Përputhje perfekte”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH