Showbiz

Një dashuri e humbur? Enxhi Nasufi flet për përjetimin e saj personal: Në darkë refuzoj të flas...

Shkruar nga Liberale

Një dashuri e humbur? Enxhi Nasufi flet për përjetimin e saj

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Enxhi Nasufi, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Enxhi ka folur më shumë rreth projektit të saj të fundit muzikor, i cili ka ardhur si një përjetim personal i saji.

“Ku je” është balada muzikore, të cilën Nasufi e ka shkruar muaj më parë, ashtu siç tregoi në studio dhe shtoi se pas këtij projekti do të vijnë edhe 2 këngë të tjera.

“Ku je, sonte dua të më dëgjosh… Ti mos fol”, ishte situata në të cilën Enxhi mes të qeshurash u shpreh se refuzon të flasë në mbrëmje sepse “gënjehesh”.

E ngacmuar më tej, moderatorja e ‘Wake Up’ shtoi se zgjohet shumë herët në mëngjes dhe i duhet të flejë, pa dhënë më shumë detaje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH