Showbiz

Nisi karrierën si fëmijë, Selena Gomez hyn në listën e miliarderëve amerikanë!

Shkruar nga Liberale

Nisi karrierën si fëmijë, Selena Gomez hyn në listën e

Pas më shumë se dy dekadash në qendër të vëmendjes, Selena Gomez hyri në listën e miliarderëve amerikanë vetëm në moshën 32-vjeçare përmes një sërë vendimesh biznesi të zgjuara dhe punës së palodhur.

Gomez e filloi karrierën e saj si fëmijë në Barney & Friends, përpara se të shfaqej si një idhull adoleshent në Wizards of Waverly Place të Disney Channel.

Pasuria e saj tani vlerësohet në 1.3 miliardë dollarë, duke e vendosur atë në listë për herë të parë, sipas Bloomberg.

Nisi karrierën si fëmijë, Selena Gomez hyn në listën e

Edhe pse Gomez njihet më së shumti si këngëtare dhe aktore, pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga marka e saj e kozmetikës, Rare Beauty, e cila u lançua në vitin 2020. Sipas Time, Rare Beauty “është në Sephora produkti më i shitur dhe i disponueshme në 36 vende, duke vazhduar t’i sjellë yllit të ardhura të mëdha.

Disa nga marrëveshjet më fitimprurëse të Selena Gomez përfshijnë gjithashtu fushatat e saj për Puma, me vlerë 30 milionë dollarë dhe Coach, një marrëveshje prej 10 milionë dollarësh.

Daily Mail raporton gjithashtu se me 424 milionë ndjekës në Instagram, 32-vjeçarja mund të fitojë rreth 2.6 milionë dollarë për postim të markës në aplikacion.

Nisi karrierën si fëmijë, Selena Gomez hyn në listën e

Përveç kësaj, pasuria e saj përfshin para nga koncertet dhe albumet e suksesshme, ndërsa merr edhe tarifa të mëdha për rolet që merr në film dhe televizion.

Tani, Selena Gomez është një nga miliarderet më të reja në Amerikë, së bashku me shoqen e saj më të mirë, Taylor Swift.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH