Sjellja disi posesive që Egli ka treguar ndaj Gjestit gjatë javës që lamë pas, duket se ka qenë ‘temë bisede’ në Prime-n e mbrëmshëm të Big Brother.
Shumë nga banorët kanë dashur ta mbrojnë Eglin gjatë ditëve të kaluara, duke iu kundërvënë Gjestit e madje edhe duke debatuar me të për faktin që ai e afron banoren kur do dhe nga ana tjetër, kur ajo i flet ai i kthen shpinën duke e injoruar totalisht.
Por, e vetmja që nuk duket e prekur nga kjo sjellje duket vetë protagonistja. Ndaj Neda Balluku, një nga opinionistët kishte dy fjalë për të, duke i kërkuar tërthorazi të ri-gjejë dinjitetin e humbur
Biseda:
Neda: Mirë që nuk mjaftoi viktimizimi tre ditë, por akuza formale ‘Po na ndajnë edhe opinionistët’ nuk kisha dëgjuar ndonjë herë nga ty, e the sot.
Egli: O Neda, unë flas për atë që më thuhet, pak rëndësi ka se nga kush.
Neda: Po nuk deshët ju, rri unë larg. Egli, agresivitetin dhe luftaraken që e tregon me gjithë shtëpinë e mira është ta bësh ndonjëherë për veten tënde. Se je dy njerëz të ndryshëm tërë kohën. Je ‘viktima’ që po bën gjithçka për t’u bërë femra e dikujt dhe kthehesh nga ana tjetër dhe je agresivja, prepotentja dhe ke humbur grahmat e edukatës, totalisht.
Egli: Nuk jam fare agresive, jam ajo që mbron të drejtën e vet.
Neda: Ku? Ti të drejtën tënde?
Egli: Po.
Neda: O Egli, po ti ke folur dje një orë me prapanicën e një djali moj motër, më fal që po ta them kështu, me kurrizin e një djali.
Egli: Kjo nuk hyn tek krenaria për mua.
Neda: Ai të ktheu kurrizin e nuk u kthye një herë për të të parë në sy dhe për të të sqaruar, ti po thua tani… ‘bëra përpjekjen time’, po kjo është qesharake.
Ledioni: Ajo që unë nuk kuptoj, është që, në vend që të merremi me këtë djalin, i cili i ktheu prapanicën për një orë dhe ne merremi me këtë gocën që i flet prapanicës së atij djalit
Neda: Mesa kujtoj unë, në përvojën që kam patur në këtë studio, si Arbri, por unë sidomos, jam përpjekur e dashur Egli, me Prime të tëra që të hapësh sytë dhe t’i rikthehesh Big Brother-it, që të kapësh veten, që e ke humbur totalisht
Egli: E vlerësoj shumë, por në fund do bëj zgjedhjen time dhe atë që ndiej unë.
Neda: Unë nuk kisha fare ndër mend të merresha me ty, sepse, ta them si vajza vajzës: unë mendoj që ti je një rast i dëshpëruar dhe çfarëdo që të të them unë sonte, me gjithë qasjen time pozitive, ty do të të hyjnë nga njëri vesh dhe do të të dalin nga tjetri.