Rozana, Laerti, Gjesti apo Egli? Katër emra, një çmim dhe një fitues. Big Brother VIP 4 po shkon drejt finales së madhe që do të zhvillohet më 19 prill, dhe emocionet janë më të forta se kurrë.
Tashmë gara është ngushtuar dhe vetëm njëri nga katër finalistët do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri me çekun prej 100 mijë eurosh në dorë. Megjithatë, ka një detaj të rëndësishëm, nëse Egli shpallet fituese, ajo do të marrë vetëm 50 mijë euro, për shkak se doli nga loja për një kohë të gjatë dhe rihyri përsëri.
Nga katër finalistët, Egli pra, e humb në rast fitoreje gjysmën e çmimit. Ndaj edhe logjikshëm Egli shihet si me më pak shanse nga tre të tjerët. Mes tyre çmimi do të shkojë për Gjestin.
Tifozët janë ndarë, rrjetet sociale ziejnë nga komentet, dhe gjithçka është gati për natën e madhe. Kush do ta rrëmbejë kurorën e fituesit të BBV4? Pritet një përballje e fortë dhe një fund spektakolar.
Vëllai i Madh para finales vendosi të suprizojë ndryshe katër finalistët, ku nëpërmjet një zarfi të bardhë kanë ka njoftuar se ata do të dalin jashtë shtëpisë.
“Për herë të parë në historinë e Big Brother VIP ju do të dilni nga shtëpia për të bërë një shëtitje me makinë jashtë mureve të kësaj shtëpie”, shkruhej në zarfin e bardhë.
Ata u ndanë në dy grupe, ku Egli dhe Gjesti vendosën që udhëtimin ta zhvillonin së bashku dhe Rozana me Laertin me njëri-tjetrin.
Fituesi është i qartë për shumicën e komentuesve. Ai do të dalë nga çifti i aktorëve dhe do të ndahet mes Rozanës dhe Laertit.