Një moment i papritur dhe mjaft i tensionuar ndodhi në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4, një episod që nuk ishte aspak i pritur nga asnjë nga pjesëmarrësit dhe fansat. Gjesti, një nga banorët më të komentuar, gjatë eliminimit të Joz Markut dhe Loredana Bratit, ai u godit nga Jozin me një shuplakë dhe e gjuajti në tokë.
Një veprim ky i paprecedent, i cili u dënua dhe u morën masa të menjëherëshme pas daljes së banorit. Ky akt kishte një ndikim të madh në opinionin public dhe jo vetëm, reagime kishte dhe nga personazhet VIP që e komentuan dhe e gjykuan si një veprim të pa tolerueshëm. Gjesti mbremjen e djeshme është pyetur në Post Big Brother për këtë incident.
Ai ka refuzuar të komentojë këtë moment të ndodhur, duke thënë se tashmë “u kry çdo gjë” dhe duke theksuar: “Nuk kam qejf as të hy andej. Nuk dua t’i jap asgjë. Hiç, hiç”.
Disa shikues e shohin këtë ngjarje si një moment vendimtar që i vulosi fitoren, ndërsa të tjerë thonë se kjo ka qenë pjesë e një loje që ka nisur që nga fillimi i programit.
Një gjë është e sigurt, ky edicion i Big Brother VIP Albania ka pasur momente të paprecedenta që do të mbeten në kujtesën e fansave për një kohë të gjatë.