Showbiz

Gerta Gixhari dhe Rozana Radi drejt një rikthimi surprizë në ekranin shqiptar?

Shkruar nga Liberale

Gerta Gixhari dhe Rozana Radi drejt një rikthimi surprizë në

Pavarësisht përplasje të forta në Big Brother VIP Albania, dy prej konkurrenteve më të spikatura të këtij reality sho, Gerta Gixhari dhe Rozana Radi, po përfliten për një rikthim surprizë, në të njëjtin krah të televizionit.

Përplasjet mes tyre, që shpesh tejkalonin kufijtë e lojës dhe preknin edhe jetën personale, mbajtën vëmendjen e publikut për javë me radhë. Megjithatë, televizioni duket se ka një aftësi të veçantë për të kthyer përplasjet në spektakël.

Burime kanë konfirmuar për “Prive” se për sezonin e ri televiziv që nis në shtator, është duke u diskutuar një format i ri argëtues, ku Gerta dhe Rozana mund të jenë pjesë kyçe e kastit. Madje, emri i emisionit të ri është tashmë në fazë diskutimi në zyrat e drejtuesve të kanalit.

Por a do ta ruajnë vajzat tensionin që i karakterizoi në BBVA, duke e shndërruar në një dinamikë të re televizive, apo do të krijojnë aleancë mes tyre? Gjithsesi kjo mbetet përt t'u parë në vijim. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH