Vajzat e “Ferma VIP” kanë “dhuruar” sot disa momente "të nxehta" për publikun, pasi kanë bërë striptizëm.
Kanë qenë: Alba, Danela dhe Elinara që kanë vendosur në karrige konkurrentin Lim Hoti dhe kanë kërcyer me lëvizje sensuale e provokuese.
Njëra nga konkurrentet i ka mbyllur sytë atij, ndërsa Alba Pollozhani ka vazhduar shfaqjen +18 në oborrin e fermës me lëvizje hot, ndërkohë që banorët e tjerë e shikonin, ndërsa herë pas here iu janë bashkuar edhe dy konkurrentet e tjera duke kërcyer.
Më pas, Alba ka reaguar duke larguar vajzat e tjera e duke ju thënë “Mos më hyni në hise”.
“Hajde Alba, mos na zhgënje,” i është drejtuar Limi konkurrentes.
Ky i fundit duket se e ka shijuar skenën provokuese ndonëse në një moment me sy të mbyllura.