Sot është një ditë e veçantë për familjen Lipa, pasi Rina Lipa, motra e vogël e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, feston 24-vjetorin e lindjes.
Në këtë rast, Dua ka ndarë në Instagram një urim të ngrohtë dhe të sinqertë për motrën, duke përdorur një përzierje të gjuhës shqipe dhe angleze, në stilin e saj të natyrshëm dhe familjar.
“Rinush, 24 n’kajmak”, shkruan Dua në fillim, duke e shoqëruar me një shprehje tipike shqiptare. Ajo më pas vazhdon:
“Urime ditëlindjen mikesha ime më e mirë, motra ime e bukur. Sinqerisht nuk e di si jam me kaq fat të të kem në jetë. Kudo që shkon e ndriçon vendin dhe të gjithë ata që janë aty. Je e gjallë, qesharake, e mençur, briliante, e sjellshme, e ëmbël. Përplot gjëra të vogla! Mezi pres të festojmë sapo të kthehem në shtëpi.”
Në fund, ajo e mbyll me një fjali plot dashuri në shqip: “Të dua shumë shpirti jem!”
View this post on Instagram