Showbiz

FOTO/ “Dashuria shëron” - Parashqevi Simaku lë spitalin, ja çfarë do të bëhet me këngëtaren e famshme më tej

Shkruar nga Liberale

FOTO/ “Dashuria shëron” - Parashqevi Simaku lë spitalin,

Këngëtarja legjendare Parashqevi Simaku pasi ka lënë spitalin psikiatrik ku po kuroj prej disa javësh, pritet të ndërtojë të ardhmen e saj në një shtëpi në Nju Jork. Duket se veç banesës, për këngëtaren do të punësohet edhe një grua, e cila do të kujdeset për të.

Sipërmarrësi Elton Ilirjani, ka ndarë në rrjetet sociale pamjet se si duket tani këngëtarja pasi la spitalin, pamje të cilat kanë një ndryshim tërësor krahasuar me imazhet ku ajo shihej kohë më parë.

FOTO/ “Dashuria shëron” - Parashqevi Simaku lë spitalin,

Ndërsa ndan pamjet ku këngëtarja shkëlqen, Ilirjani shkuan “Ia dolëm” dhe “dashuria shëron” duke iu referuar mesa duket këtu edhe gjendjes së Simakut, e cila po trajtohej në një spital psikiatrik të Nju Jorkut pas një krize që pësoi ndërsa ishte nën kujdesin e tij.

FOTO/ “Dashuria shëron” - Parashqevi Simaku lë spitalin,

Në një video të shpërndarë pak kohë më parë, Ilirjani i cili mban kontakte të vazhdueshme me familjarë të këngëtares, përfshirë këtu edhe djalin dhe ish bashkëshortin e saj, ka njoftuar se trajtimi po shkonte mirë.

FOTO/ “Dashuria shëron” - Parashqevi Simaku lë spitalin,

Gjithashtu ai ka bërë me dije se vetë Simaku do të dalë në një video mesazh për të dhënë detaje të tjera për jetën e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH