Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës është shtyrë seanca për dy motrat Berisha, të cilat pak muaj më parë dhunuan blogeren Klea Prenga.
Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës u bë ndryshimi i avokatit nga ana e tyre i cili kërkoi kohë të njihet me aktet.
Ndërkaq në një moment kur motrat Berisha ishin në pritje të seancës, janë bezdisur teksa filmohen nga qytetarë që ndodheshin aty.
Madje siç shihet nga pamjet Antonela fillimisht dëgjohet të thotë ‘Ej mos bëj video’ dhe më pas ngrihet dhe shkon drejt personit që po e filmon, e inatosur.