Showbiz

I thyen shishen e qelqit në fytyrë Klea Prengës, çfarë u vendos për motrat Berisha?

Shkruar nga Liberale

I thyen shishen e qelqit në fytyrë Klea Prengës,

Seanca gjyqësore ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha është shtyrë për në datën 20 maj, pas ndryshimit të përfaqësimit ligjor nga ana e tyre.

Ka qenë avokati i ri, Luan Hasneziri, i cili ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, çka është bërë shkak për shtyrjen e seancës.

Motrat Berisha po përballen me akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur më 6 gusht 2024 në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit, në Tiranë.

Sipas hetimeve, viktima, Klea Prenga, është dhunuar barbarisht nga dy motrat ndërsa ishte duke darkuar. Ajo është goditur me sende të forta, përfshirë shishe qelqi, duke pësuar dëmtime të rënda në fytyrë.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH