Andi Shehi dhe partnerja e tij, Enki janë bekuar me ardhjen në jetë të vogëlushit të tyre, për të cilin kanë zgjedhur emrin Amor.
Ka qenë vetë Enki, një nga vajzat më të ndjekura në rrjetin social “TikTok”, e cila ka dhënë lajmin e bukur se djali i tyre ka ardhur në jetë, duke shuar kështu më tej dhe një kuriozitet të vogël se kujt i ngjan biri.
Ajo thotë se Amor është kopje e babit, ish-konkurrentit të “Përputhen”, Andit.
“Ky është Amor, dashuria më e madhe e mamit dhe babit. Për të gjithë ata që kanë kuriozitet të dinë si duket, imagjinoni @andi.shehi2 në miniaturë”, shkruan Enki krah portretit të ëmbël familjar.