Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, atmosfera u bë më e nxehtë dhe plot batuta kur Gjesti, Gerta dhe Egli filluan një bisedë të mbushur me humor dhe ngacmime.
Biseda, e mbushur me ironi, mori një drejtim të veçantë kur Gerta e ngacmoi Egli-n për marrëdhënien e Gjestit me Loredanën së fundmi.
Gjesti, nga ana tjetër, dukej tepër konfuz duke shprehur se nuk ishte i sigurt se nga erdhi kjo ide pasi nuk ka asgjë me Loredanën veçse mund të flasë ndonjëherë, e këto i duken tentativa të kota për të bërë Eglin xheloze.
Mes këtij dialogu të mbushur me humor dhe ironizim, Egli shpalli një deklaratë me kunja, duke thënë:
Mjafton që mua të mos më mungojë asgjë dhe të kesh takatë kur të vish në shtëpi, pastaj bëj çfarë të duash.
Gerta, duke e kapur mundësinë për të ngacmuar më tej, ia ktheu:
Gjatë ditës tako kë të duash.
Gjesti komentoi me buzëqeshje:
Po, më thotë të bëj çfarë të dua.
Gerta, pa ngurruar, ia tha sërish:
Domethënë mund të rrish edhe me një vajzë tjetër?
Në këtë moment, Gjesti zbuloi një detaj edhe më pikant nga bisedat e tij me Eglin:
Po, më ka thënë një natë që edhe tri gra nëse i marr, s’është problem fare.
Egli, duke e vazhduar këtë bisedë plot humor, e sfidoi me një pyetje:
A ke fuqi? Mjafton të mos më mungojë asgjë.
Gerta, që nuk mund ta linte pa një batutë, shpërtheu në të qeshura:
Këtë Gjesti dhe Egli kundërshtuan duke thënë se ajo do të ishte e para.
Biseda mes tyre u shoqërua me të qeshura dhe ngacmime duke e bërë mbrëmjen më të këndshme.