Showbiz

E mbështeti kur ishte në BBV/ Aldo Marku rrëfehet për jetën me ish-bashkëshorten: Vjen një moment që…

Shkruar nga Liberale

E mbështeti kur ishte në BBV/ Aldo Marku rrëfehet për

Ish-banori i Big Brother Vip, Aldo Marku ka folur për eksperiencën gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme. 

Regjisori ka rrëfyer më shumë rreth eksperiencës së tij gjatë këtij rrugëtimi dhe jo vetëm. Aldo ka treguar në Top Albania Radio arysen se pse është ndarë nga ish-bashkëshortja e tij, e cila edhe gjatë qëndrimit të tij e ka mbështetur në çdo dalje televizive dhe në çdo intervistë.

E falenderoj shumë e kam parë edhe unë kur kam dalë, më bëhet shumë qejfi që ka folur me superlativa, të njëjtën gjë do të bëja dhe unë sepse kështu mendojmë për njëri-tjetrin, jemi suportues ndaj njëri-tjetrit, funksionojmë shumë mirë kështu. Kur ishim bashkë si çdo çift që kur vjen një moment që ti nuk gjen atë gjuhën e përbashkët dhe fillon bëhet si lajtmotiv. Filluam të kuptonim që mbase është më mirë që as të mos shkojmë në një pikë ku të bëhemi imazhi i keq për vajzën tonë as dëm për njëri-tjetrin. Morëm një vendim dhe jemi këtu ku jemi.

Elona e pyeti nëse ky është një vendim i pakthyeshëm?

Po deri tani është një vendim i pakthyeshëm. Shkojmë shumë mirë dhe prandaj duket kështu sikur çfarë po ndodh ose që është lojë. Kam përshtypjen që njeriu ka dy zgjidhje kur ndahet ose të fillojë të mbajë inat për të çliruar të gjithë ndjenjat e tjera dhe për të ndihmuar veten por kur të lidh një fëmijë bashkë të mbash inat të gjithë raportin e çon në një pikë jokomforte. Ndërkohë që zgjidhja tjetër është të vazhdosh të shohësh të mirat dhe të suportosh njëri-tjetrin. Edhe vajza në këtë rast nuk ndjen asnjë lloj toksiciteti apo pakënaqësie.

Nuk duket më shumë ndarje se sa thjesht si transferim i marrëdhënies në diçka tjetër.

A di gjë Akira për ndarjen e prindërve?

Jo, është e vogël. Ne rrimë bashkë mjaftueshëm që ta ndjejë prezencën e të dyve

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH