Showbiz

Erjola e hapur për njohje me Silvin? Ronaldo e shpreh publikisht: Tani me mua s’ke më punë!

Shkruar nga Liberale

Erjola e hapur për njohje me Silvin? Ronaldo e shpreh publikisht: Tani me

Që në natën e parë të prezantimit, Silvi i cili është një nga banorët më të rinj që i është bashkuar shtëpisë së “Big Brother Vip” shprehu hapur pëlqimin për Erjolën. Këto ditë ai ka shprehur gjithashtu interes ta njohë më mirë dhe këtë e kemi vënë re përmes komplimenteve që ai i bën moderatores ose vlerësimit për karakterin dhe lojën e saj. Ndoshta janë sinjalet e para për të krijuar diçka më shumë sesa miqësi, të cilën gjithashtu edhe Erjola e ka lënë të hapur si mundësi.

Të paktën kështu është shprehur banorja në disa biseda me vajzat, ku ndër të tjera është shprehur se Silvi e tërheq si fizik por pse jo mund ta njohë më mirë edhe si karakter. Mirëpo, jashtë duket se një prej miqve të saj nuk është dakord për këtë gjë dhe madje ka një paralajmërim.

Gazetari dhe moderatori Ronaldo Sharka ka ndarë një postim në “Instastory” ku shkruan se nëse Erjola bën një hap më tepër për të njihur Silvin bashkë nuk do të jenë më miq si më parë. Epo, ky paralajmërim nuk na lë një shije të mirë dhe Ronaldo di diçka më tepër të cilën mesa duket ka vendosur ta mbajë sekret.

Erjola e hapur për njohje me Silvin? Ronaldo e shpreh publikisht: Tani me

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH