Showbiz

"Duhet shtyllë kurrizore për t’i rezistuar..."/ Egla Ceno SHPËRTHEN ndaj Gjestit: Ai shumë shpejt do të shndërrohet në një maskë

Shkruar nga Liberale

"Duhet shtyllë kurrizore për t’i rezistuar..."/ Egla

Fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, ka ndarë një koment në rrjetet sociale pas përfundimit të edicionit të katërt të reality show-t, ku fitues u shpall Gjesti.

Aktorja e njohur ka qenë një ndër personazhet që e ka komentuar shpesh rrugëtimin e tij, duke shprehur mbështetje, por edhe duke ngritur kritika.

Në një postim të bërë në “Instastory”, Egla thekson se ka alergji ndaj maskave, prandaj ka përkrahur Gjestin, të cilin e konsideron si “të keqen më të vogël” të këtij edicioni.

“Unë kam alergji ndaj maskave, prandaj kam mbështetur atë djaloshin në BBV. Ai ishte e ‘keqja’ më e vogël në këtë edicion. Fatkeqësisht, shoh përtej dhe them që edhe ai shumë shpejt do të shndërrohet në një maskë”. Duhet shtyllë kurrizore për t’i rezistuar reflektorëve. Fytyrën nuk t’a jep shkolla, por shkolla të bën njeri! Kam thënë çfarë kam thënë”, shkroi Egla.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH