Ish-banorja e Big Brother Vip, Dea Vieri, ka rrëfyer sesi ka rënë pre e një ngacmimi seksual, në moshën 17-vjeçare.
Teksa ishte e ftuar në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, ajo rrëfeu historinë e saj, duke thënë se kur ishte në kërkim të një pune si kamarieri, pronari i lokalit i ka kërkuar favore seksuale, një burrë i martuar thotë ajo dhe me fëmijë.
Dea zbulon dhe si reagoi në atë moment, duke e përshkruar si “një nga historitë më traumatizuese të jetës’ së saj.
“Unë personalisht ngacmimin tim të parë seksual e mbaj mend kur kam qenë 17 vjeçe e gjysmë. Kërkoja punë si kameriere në një nga baret e lagjes sime aty. Takova zotërinë që ishte pronari. Më la një orar pune, ai mund të ishte diku te 32-35 vjeç, kishte nuse dhe fëmijë se më tregoi. Është një nga historitë më traumatizuese të jetës sime sepse ai më ka thënë troç: ‘Shiko, flasim troç se unë nuk kam kohë për të humbur. Unë dua seks dhe dua seks të shpejtë’.
Unë isha 17 vjeç dhe normalisht u trondit, isha një vajzë e vogël. Nuk kisha pasur ndonjëherë përballje të tilla. U shmanga, u stepa dhe nuk e di ku gjeta guximin dhe fillova të bëja moral. ‘Ti je burrë i martuar, ke fëmijë, si nuk të vjen turp’. Situata degradoi. Ai u revoltua shumë, nuk donte t’ia dinte fare se isha edhe minorene. Nuk bëra asnjëherë denoncim dhe me thënë të drejtën këtë histori nuk ia kam thënë as nënës sime se nuk doja t’a bëja meral”, tregon influencerja.
Sipas saj, “të gjitha vajzat minimalisht një herë e kanë ndjerë vetën të ngacmuar seksualisht, qoftë nga një djalë në rrugë, qoftë nga ai që hap makinën dhe thotë ‘të hëngsha këtë, të hëngsha atë’, qoftë kur ke një koleg pune dhe të vjen e të përqafon një çik më fort edhe të ngjeshët pas teje. Mendoj se format e ngacmimit seksual janë të pafundme”, tregoi Dea.