Producenti i famshëm Sean “Diddy” Combs, është arrestuar në New York City me akuza të paspecifikuara federale, sipas autoriteteve.
Arrestimi në Manhattan pasoi bastisjet në dy nga pronat e tij në Los Angeles dhe Miami në mars, si pjesë e një “hetimi në vazhdim”.
Avokati i Combs, Marc Agnifilo, tha se ata ishin të zhgënjyer nga arrestimi dhe klienti i tij ishte një “njeri i pafajshëm”.
Muzikanti është përballur me një sërë akuzash nga sulmi seksual deri te abuzimi, duke përfshirë edhe ish-partneren e tij Casandra “Cassie” Ventura. Ndërsa ai ka mohuar të gjitha pretendimet dhe akuzat e ngritura ndaj tij.