Magazinë

"9 muaj luftë me sëmundjen e rëndë"/ Flet modelja shqiptare për motrën e saj: E fitoi betejën me kancerin, ajo i ra ziles sot!

Shkruar nga Liberale

"9 muaj luftë me sëmundjen e rëndë"/ Flet modelja

Modelja shqiptare e cila jeton prej vitesh në Amerikë, Vildane Zeneli ka zbuluar se motra e saj ka fituar betejën me kancerin.

Ajo ka rrëfyer se pas 9 muajsh luftë me sëmundjen e rëndë, e motra ka përfunduar kimioterapinë. Vildane shkruan përfundimi i kimios është dita më e lumtur për të dhe familjen e saj, edhe pse kanë edhe shumë punë për të bërë.

“Përfundoi kimioterapia! Jam shumë krenare për motrën time! Pas 9 muajsh që betejë me kancerin, mastektominë dhe 16 kimioterapi, ajo i ra ziles sot! Kemi ende shumë punë për të bërë, por kjo është dita më e lumtur e vitit për mua dhe familjen time”, shkruan modelja teksa ndan pamjet nga spitali.

"9 muaj luftë me sëmundjen e rëndë"/ Flet modelja

Ndërkohë, ajo ndau edhe një imazh të së motrës para se të diagnostikohej me kancer, duke shkruar:

“Kaq krenare për ty, mezi pres të të shoh sërish kështu”.

"9 muaj luftë me sëmundjen e rëndë"/ Flet modelja

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH