Letërsi

THELLË NË HISTORI – Masakra e 4 Shkurtit dhe raportimi i gazetës “Bashkimi i Kombit” në ‘44

Shkruar nga Liberale
THELLË NË HISTORI – Masakra e 4 Shkurtit dhe raportimi i

Gazeta ‘’Bashkimi i Kombit’’ e datës 4 shkurt 1944, (botues gazetari Nebil Cika), me titullin kryesor ‘’Gjaku don gjak’’ të shkruar nga Xhaferr Deva.

Pak ditë mbas kapitullimit të Italisë, Xhafer Deva ndodhej në Prizren. Aty u themelua edhe Lidhja e Dytë e Prizrenit. Në krye të kësaj lidhje ishin Bedri Pejani, Xhafer Deva, Profesor Mark Gjini etj.

Kryetar i Lidhjes u zgjodh Bedri Pejani. Lidhja e Dytë e Prizrenit, kishte karakter politik. Ajo synonte në organizimin administrativ të Kosmetit, bashkimin e forcave të armatosura dhe së bashku me gjermanët me garantu ruajtjen dhe sigurinë e vendit. Armiku kryesor i Kosovës ishin çetnikët serbë dhe komunistët.

Në këtë kohë, në Tiranë formohet Qeveria e Rexhep Mitrovicës, ku Xhafer Deva, merr funksionin e Ministrit të Brendshëm. Xhafer Deva vjen në Tiranë së bashku me Masar Sopotin, Beqir Malokun, dhe Bedri Pejanin, i shoqëruar nga njerëzit e tij besnik, si: Tefik Bekteshi nga Mitrovica, Gani Ibrahimi nga Mitrovica, Nexhip Musa nga Mitrovica, Rram Tutica nga Pazari i Ri, Riza Korashi nga Gjakova dhe Rexhep Budakova nga Prizreni.

Të gjithë këta ishin anëtarë të Regjimentit “Kosova” dhe kishin si detyrë, përveç të tjerash, edhe të informonin për qëndrimet politike të popullsisë së Tiranës. Gjithashtu, duhet të dorëzonin edhe listat emërore të familjeve dhe personave të lidhur me Lëvizjen Nacionalçlirimtare.

Në datën 3 shkurt 1944, komunistët i bëjnë atentat dhe vrasin nipin e Xhafer Devës, Fahri Ibrahimin, i cili kishte ardhur në Tiranë për punë. Ai nuk merrej me politikë. Disa orë para mesnatës së 4 shkurtit të vitit 1944, autoritetet qeveritare përpiluan listat e familjeve dhe personave që ishin të lidhur me Nacionalçlirimtaren, mbi të cilët do të binte hakmarrja e terrori.

Lista e atyre personave iu la në dorë vetë Xhafer Devës. Pasi rikthehet në Tiranë, në zyrën e tij, erdhi Kadri Cakrani, Qazim Mulleti dhe Hysni Dema. Rreth 200-300 persona të armatosur nga Regjimenti “Kosova”, të Xhandarmërisë dhe elementë besnikë të Kadri Cakranit, Qazim Mulletit etj ishin plotësisht në dispozicion për të vepruar.

Drejtimet që duhej të merrnin këto grupe për të kryer hakmarrjen, i dhanë Xhaver Deva dhe Qazim Mulleti. Këto grupe kishin të gatshme listat e personave që do duhej të arrestonin.

Sipas vetë atyre që bënë këtë masakër, Komandes se Xhandarmërisë Shqiptare, janë 84 të vrarë, siç shkruan në raportin e saj të datës 4 shkurt 1944 : “Forcat e xhandarmërisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar. Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 hebre. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.

Pushkatimi filloi në orën 01:00 mbas mesnate nëpër rrugët e lagjeve të ndryshme, për qëllim paniku nëpër elementë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Viktimat e këtij terrori u lanë nëpër rrugët e qytetit, deri në mbrëmjen e 4 shkurtit.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH