Letërsi

LIBRI I DITËS: "Shihemi një nga këto ditë", për Ludovikën frika është një fjalë e skalitur me zjarr në jetën dhe zemrën e saj

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Shihemi një nga këto ditë",

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Shihemi një nga këto ditë

Origjinali: Ci vediamo un giorno di questi

Kategoria: Roman

Autori: Federica Bosco

Përktheu: Ajsela Koka

Botues: Botimet Dritan

Viti: 2024

Fq: 342

Mbi librin

Kur miqësia është e pafund si deti...

Ndonjëherë, që të lindë një miqësi, mjafton një biskotë e bashkëndarë në oborrin e shkollës. Kështu ndodhi për Ludovikën dhe Katerinën, të cilat që prej asaj dite u bënë si motra, ndonëse aq të ndryshme njëra nga tjetra.

Katerina është një vullkan energjie, që nuk e njeh frikën. Për Ludovikën frika është një fjalë e skalitur me zjarr në jetën dhe zemrën e saj.

Asnjë hapësirë për rrezikun, vetëm zgjedhje përherë të njëjta, për të shmangur surprizat e pakëndshme. Ajo ka ngritur me shumë kujdes një mur rrethues, që e mbron nga dallgët e jetës.

Ato të dyja janë një ekuacion i përsosur, një bashkim pa asnjë hije që nga fëmijëria deri në moshën e pjekurisë, që kalon përmes adoleshencës, derisa mbërrin në pikën, në të cilën Ludovika kupton se jeta e saj është e paketuar dhe e rregullt si një valixhe me rrota. Megjithatë, nuk ekziston asnjë mur aq i lartë sa të na mbrojë nga kthesat e fatit, që ndonjëherë na forcojnë, na shkatërrojnë, na ndryshojnë dhe papritur na rrëmbejnë.

Pas një ekzistence të kaluar nën dritën e Katerinës, tani është kjo e fundit që ka nevojë për miken e saj. Tani është Katerina ajo që i kërkon dhuratën më të madhe, atë të zgjidhjes së litarëve që e mbajnë barkën në port, për të rravguar në det të hapur, ku gjithçka është e rrezikshme, e papritur, e paparashikuar, po pashmangshmërisht befasuese.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH