Letërsi

Botim i UET Press/ Roland Qafoku rizbulon 11 presidentët e Shqipërisë presidenciale një shekullore

Shkruar nga Liberale

Botim i UET Press/ Roland Qafoku rizbulon 11 presidentët e

Presidenti themelues; Presidenti që i vranë veten; Presidenti më jetëgjatë në botë; Diktatori i fundit dhe demokrati i parë; Presidenti më konsensual dhe më i kundërshtuar apo presidenti i betejave personale.

Historia 100 vjeçare e presidencës shqiptare përshkohet nga disa personazhe të pangjashëm, që edhe pse janë vendosur në postin më të lartë të shtetit, detyrat dhe qasjet i kanë pasur të ndryshme. Për rrjedhojë, edhe ndikimi e kontributi politik që kanë dhënë ndryshon nga njëri sistem te tjetri, nga njëri emër te tjetri. Prej 31 janarit të 1925-ës, kur Ahmet Zogu, trashëgimtari nga krahina matjane, u votua si president i parë, deri më 31 janar të 2025-ës, plot 13 emra kanë hyrë në jetën një shekullore te presidencës shqiptare.

Kur ngjarjet tejkalohen nga koha, kanë predispozicionin të harrohen. Dhe kur njeriu harron ai bëhet pa identitet. Pikërisht, për të kujtuar këtë moment dhe datë që bëri histori, gazetari dhe publicisti Roland Qafoku solli librin e fundit “11 presidentët, 1925- 2025”, një projekt i mbështetur nga Akademia e Studimeve Shqiptare, UET dhe UET Press.

Libri u promovua në Tirana International Hotel duke mbledhur figura të rëndësishme të politikës, medias apo akademisë, por edhe presidentë e familjarë të tyre, të tillë si: ish- presidenti Bamir Topi; bashkëshortja dhe vajza e ish-presidentit Bujar Nishanit; nipi i presidentit të parë, Princ Leka etj.

Botim i UET Press/ Roland Qafoku rizbulon 11 presidentët e

I njohur tashmë në këtë lëmi, pas librit “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë”, autori tha se ishte gati i pashmangshëm botimi i jetëshkrimit për presidentët, edhe pse janë shumë pak emra në 100 vite, gati sa ajo e një skuadre futbolli.

“Ajo që e bën këtë moment të rëndësishëm është se historia e këtyre 11 presidentëve është në kufijtë e të jashtëzakonshmes. Për mirë, apo për keq ata kanë ndikuar në ngjarjet politike dhe momentet shumë të veçanta, jo thjesht e kanë shkruar historinë, por ata ishin vetë historia.” Qafoku u ndal shkurtimisht te secili emër, duke diktuar ngjarjet, momentet, apo elementët që karakterizojnë secilin president qofshin ato pozitive apo negative, të lavdërueshme apo të papëlqyeshme.

Botim i UET Press/ Roland Qafoku rizbulon 11 presidentët e

Përshtypjen e parë për botimin e dha presidenti i nëntë i Shqipërisë, Bamir Topi, i cili e cilësoi autorin një hulumtues e vlerësues të kujdesshëm të fakteve, i cili sjell në kujtesë shumë momente të harruara. Ai foli gjithashtu për rolin e presidentit ndër vite, i cili ka ardhur duke u zbehur nga ndryshimet e herëpashershme politike.

“Presidenti duket sikur është vendosur në qoshe, i ka humbur roli i vërtetë që duhet të ketë. Roli i presidentit, qoftë edhe protokollar në raste të veçanta, është shumë domethënës për ndjeshmërinë e shoqërisë, për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për atë që përfaqëson një president.”

Botim i UET Press/ Roland Qafoku rizbulon 11 presidentët e

Kryetarja e Akademisë së Studimeve Shqiptare, historiania e njohur prof. dr. Nevila Nika, tha se kremtimi i shpalljes së Republikës bëhet sepse ajo ishte një ngjarje tejet e rrallë për kohën dhe rajonin. Shqipëria ishte tmerrësisht e pazhvilluar ekonomikisht, por dhe shumë e paqëndrueshme politikisht, aq sa brenda pesë viteve, 1920- 1925, u ndërruan 13 qeveri.

“Në Shqipërinë e prapambetur të viteve ’20-të dikush mendon se duhet të kemi një republikë presidenciale. Rrotull nesh ishin të gjithë mbretëri por ne kemi republikë presidenciale.” Për historianen, presidenti i parë shqiptar, edhe pse ishte i ri në atë kohë, nuk ishte i paditur. “Unë hyj te ata njerëz që besoj se politika dhe diplomacia janë talente, ashtu si muzika, piktura. Nuk bëhet kushdo diplomat e politikan”, u shpreh më tej Nika.

Njëqind vjet pasi gjyshi i tij shkroi historinë si presidenti i parë, Princ Leka tha, se edhe pse mund të duket pak ironike për shkak të origjinës, nuk ishte e panatyrshme për vizionin që Zogu kishte. “Duhet kujtuar se mbreti Zogu ka pasur vizionin e tij, në harmoni me vizonin e Napoleonit III të Francës. Është krejtësisht e natyrshme që Shqipëria për të lindur kishte nevojë të sigurojë një ndarje nga Princ Vidi, duke kaluar në Republikë me një mision që të ribashkohej në frymën europiane.”

Përkujtimin e kësaj ngjarjeje me botimin e këtij libri ai e quajti një mundësi për të reflektuar dhe kujtuar se çfarë institucionesh kemi trashëguar ndër vite, përmes sakrificave dhe luftërave, për një të ardhme europiane.

Botim i UET Press/ Roland Qafoku rizbulon 11 presidentët e

Duke vlerësuar stilin e thjeshtë e të rrjedhshëm, të fituar nga përvoja si gazetar, drejtuesja e UET Press, Suadela Balliu, tha se autori në libër sjell detaje interesante për secilin nga presidentët dhe koha e qëndrimit të tyre në detyrë. “Ky libër na zbulon personazhe të lëna në harresë e errësirë siç është rasti i Omer Nishanit dhe historisë që pati me bashkëshorten Roza apo Trëndelinë, e denjë për një film.”

Pavarësisht se gërmimi në të kaluarën ka rrezikun të zbulojë edhe detaje, fakte që janë paraqitur apo lexuar ndryshe, pranimi i tyre përmes debatit e diskutimit të shëndetshëm, i kontribuon një shoqërie më të paqtë dhe gjithëpranuese./Luiza Pinderi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH