Moderatorja sportive Hygerta Sako ka qenë e ftuar në "Miqtë e pasdites" në RTSH 1, ku ndër të tjera ka folur për dashurinë e saj të parë të madhe, ajo për ish-bashkëshortin e saj.
"Dashuria ime e parë e madhe është ish-bashkëshorti. Kishim një vit duke u parë në baret e Tiranës, që atëherë ishin shumë të pakta. Shiheshim, por nuk kishim pasur mundësi të kontaktoheshim. Në atë kohë nuk kishte celular dhe ishte shumë e vështirë. Nuk e kuptova që në fillim se ishte personi i duhur. Duke ndenjur bashkë pastaj ndjenja u bë e fortë për të dy. Kam kaluar një periudhë shumë të bukur dy vjet e gjysmë deri sa vendosëm të lidhnim jetën bashkë dhe të krijonim një familje", rrëfeu Hygerta.
Në nëntor të këtij viti mbushen 30 vjet që nga kurorëzimi i saj si më e bukura e Shqipërisë dhe ai moment ka mbetur i pashlyer në kujtesën e saj.
"Shumë gjëra më kanë humbur me kalimin e kohës, por emocionin nuk mund ta harroj. Miss Albania ishte një mundësi, që unë e konsiderova për t'u futur në botën e televizionit, se unë e kanë dashur shumë që e vogël.
E mendova si një mundësi të mirë, ndoshta për ndonjë kontakt. Kur u shpalla edhe Miss Press dhe Miss Albania ishte një surprizë e madhe. Emocioni ka qenë jashtëzakonisht i fortë. Shumë njerëz sot e kësaj dite nuk e harrojnë mënyrën time të reagimit kur u shpalla mis. I bëri më të thjeshta gjerat që të arrija ku doja", tha moderatorja.